Aksionerët

Fondi Shqiptaro Amerikan i Ndërmarrjeve ( F.SH.A.N)
Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve bleu 13.3% të aksioneve të SIGAL sh.a në Tetor të vitit 2003 duke u bërë investitori i parë i huaj në tregun shqiptar të sigurimeve
F.SH.A.N u themelua me iniciativë dhe vendim të Kongresit Amerikan në vitin 1995 në kuadër të marrëveshjes "Për Demokracitë e Europës Lindore". Qëllimi kryesor i F.SH.A.N është të promovojë zhvillimin e biznesit duke investuar në një game të gjerë sipërmarrjesh përmes dhënies së udhëzimeve dhe këshillave lidhur me menaxhimin.

Për më shumë informacion rreth F.SH.A.N, klikoni këtu 

UNIQA Group AUSTRIA
UNIQA Group AUSTRIA është aksioneri më i madh i SIGAL UNIQA dhe zotëron 68.7% të aksioneve të Grupit. 

UNIQA Group AUSTRIA nënshkroi marrëvëshjen e bashkëpunimit më SIGAL sh.a në Mars 2007 për blerjen e 45.64% të aksioneve të Kompanisë. Nisur nga suksesi i këtij bashkëpunimi, në Nëntor të vitit 2009 partneriteti u përforcua me blerjen e 23% aksione të tjera.
UNIQA Group AUSTRIA u themelua në vitin 1860 dhe është ndër grupet më të fuqishme financiare në Europën Qëndrore-Lindore pasi operon në 21 vende europiane përmes  40 kompanive sigurimi.

Me rreth 22,000 punonjës, 16.5 milionë kontrata dhe 24 Miliardë Euro asete nën menaxhim, UNIQA Group AUSTRIA është ndër grupet më të fuqishme financiare dhe ndër kompanitë më energjike në Europë e vlerësuar me "A" nga 'Standard&Poor's'.

Për më shumë informacion rreth UNIQA Group AUSTRIA, klikoni këtu