Sigurimi nga Aksidentet

Gjatë aktivitetit tonë të përditshëm, aksidentet në punë, shkollë apo kohën e lirë, mund të ndodhin duke shkaktuar paaftësi të përkohshme apo të përhershme. Sigurimi nga Aksidentet ndihmon në rikuperimin shëndetësor përmes mbulimit të shpenzimeve mjekësore.  Sigurimi nga aksidentet mbulon paaftësinë e përkohshme, paaftësinë e përhershme ose humbjen e jetës të siguruarit të shkaktuar nga aksidente të ndryshme qe mund te ndodhin gjatë ushtrimit të veprimtarisë profesionale ose jashtë saj si edhe për shkak të ndikimit të disa faktorëve apo ngjarjeve të cilat janë klasifikuar si aksidente dhe që janë: helmimi, mbytja, ngrirja, sforcimet fizike etj .

Në rast se si pasojë e aksidentit individi  humb jetën apo pëson paaftësi totale të përhershme, SIGAL UNIQA paguan kompensim të barabartë me vlerën për të cilën individi është siguruar- shumën e siguruar.

Çdo individ mund të sigurohet nga aksidentet, pavarësisht nga mosha apo aktiviteti i përditshëm që kryen, mund të jetë nxënës apo student, mund të jetë sportist amator apo profesionist, mund të punojë në ndërtim apo në dhjetëra mijëra sipërmarrje private e shtetërore në vend (punonjës apo drejtues).
Departamenti i Shėndetit
Sigurimet e Aksidenteve dhe Shėndetit
+355 4 2233308
+355 4 2253407
+355 4 2253408
+355 4 2260311
+ 355 4 2250220