Fondi i Pensioneve Private SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA

U licencua nw 30 Mars 2011 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për të vepruar si shoqëri e administrimit të fondeve të pensionit vullnetar, për mbledhjen dhe investimin e fondeve të pensioneve, si dhe kryerjen e pagesave të pensionit, në përputhje me Ligjin nr. 10197, datë 10.12.2009 "Për fondet e pensionit vullnetar". 
Shoqëria administruese e fondeve të pensionit "Sigal - Life UNIQA Group AUSTRIA" përfaqëson shoqërinë e dytë, të licencuar nga Bordi i AMF-së për administrim të fondeve të pensionit vullnetar. Gjykuar nga veçoritë që paraqet administrimi i fondeve të pensioneve vullnetare. 
 
Rritja e numrit të operatorëve në tregun e pensioneve vullnetare, do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e këtij tregu dhe do të rrisin më tej besueshmërinë e publikut në investimin e fondeve në skemën e pensioneve vullnetare.