17/07/2011

Zhvillohet nė Prishtinė Konferenca e 10tė Rajonale e SIGAL UNIQA Group AUSTRIA: Shqipėri, Kosovė, Maqedoni.

Kompania mė e Madhe e Sigurimeve nė Shqipėri, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA zhvilloi mė 14-16 Korrik Konferencėn e 10tė Rajonale e cila mblodhi nė Prishtinė personalitete tė politikės kosovare, ministra, deputetė, biznesmenė tė Kosovės dhe 180 pjesėtarė tė stafit tė SIGAL UNIQA nga Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia.

Me rastin e Konferencės dhe arritjeve tė SIGAL UNIQA Kosova u organizua njė pritje kokteil nė tė cilėn morėn pjesė pėrfaqėsues tė lartė tė qeverisė sė Kosovės ndėr tė cilėt zėvendės-kryeministrat: z. Behgjet Pacolli, znj. Mimoza Kusari, z. Bujar Bukoshi dhe Guvernatori i Bankės Qendrore tė Kosovės z. Gėrguri. Konferenca u pėrshėndet veēanėrisht nga CEO i UNIQA International z. Wolfang Kindl i cili shprehu kėnaqėsinė qė grupi SIGAL UNIQA ėshtė pjesė e UNIQA Group AUSTRIA, grupi mė i fuqishėm financiar nė Europėn Qendrore dhe Lindore.
Gjatė fjalės sė tij, z. Kindl theksoi se UNIQA do tė pėrforcojė pozitat e veta nė rajonin e Europės Qėndrore dhe Lindore nė tė cilėn bėjnė pjesė Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia. UNIQA planifikon qė deri vitin 2015 vėllimi i primeve nė rajon tė arrijė nė 2.5 Miliardė Euro. Aktualisht SIGAL UNIQA kontribuon me 1.5% nė vėllimin total tė primeve tė grupit dhe ėshtė e vetmja kompani e grupit UNIQA qė udhėheq tregun vendas tė sigurimeve.
Konferenca u hap nga Drejtori i Pėrgjithshėm, z. Avni Ponari i cili foli pėr rezultatet e arritura gjatė vitit 2010 duke vėnė veēanėrisht theksin nė rritjen e vazhdueshme tė  Kompanisė nė tė tre tregjet ku operon, strukturėn e re e cila do tė rrisė efikasitetin si dhe produktet novatore tė sigurimit qė ka sjellė sė fundi SIGAL UNIQA. Gjatė fjalės sė tij, z. Ponari i kushtoi njė vėmendje tė veēantė pėrkujdesjes ndaj klientit dhe pėrgjigjes nė kohė duke  i mundėsuar tė gjithė ndihmėn dhe mbėshtetjen pėr tė cilėn ka nevojė.

Nė fokus tė Konferencės ishte  analiza financiare e e 6-mujorit tė parė tė 2011 si dhe  sfidat pėr gjysmėn e dytė tė vitit dhe prezantimi i strukturės sė re organizative tė SIGAL UNIQA.

Tė dhėna financiare

Gjatė vitit 2010, grupi SIGAL UNIQA arriti njė vėllim primesh prej rreth 34 Milionė Euro e cila i korrespondon rritjes prej 6.14%, rritje kjo e cila ėshtė mė e lartė se rritja mesatare e tregjeve nė tė cilat operon Grupi ( nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni). Gjatė kėtij viti, SIGAL UNIQA arriti 53 Milionė Euro asete dhe 24 Milionė Euro kapitale tė veta.

Zotėrimi i tregut

Edhe gjatė vitit 2010 kompanitė SIGAL UNIQA kanė pėrforcuar pozitat nė tregjet ku operon. Nė Shqipėri, kompania zotėroi 30.71% tė tregut tė sigurimeve jo-jetė dhe 52.19% tė sigurimeve tė jetės ndėrkohė qė edhe SIGAL UNIQA Kosova dhe UNIQA Maqedoni kanė pėrforcuar pozitat e tyre. 
Struktura e re organizative

Nė vitin 2011 SIGAL UNIQA prezantohet me njė strukturė tė re organizative nė tė cilėn pėrfshihen 7 kompani sigurimi jėtė, jo-jetė dhe risigurime: SIGAL UNIQA Group AUSTRIA (Jo-jetė, Shqipėri), SIGAL Life  UNIQA Group AUSTRIA ( Jetė, Shqipėri), SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova ( Jo-jetė, Kosovė), UNIQA a.d (Jo-jetė, Maqedoni), UNIQA Life a.d ( Jetė, Shkup), Fondi i Pensioneve Private SIGAL Life dhe SIGAL Risigurime. Ndėrkohė, pritet tė finalizohet sė shpejti licensimi i kompanisė SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA Kosova e cila do tė operojė nė tregun e sigurimeve tė jetės nė Kosovė.
Produktet e reja tė sigurimit

Gjatė vitit 2010 SIGAL ka zgjeruar edhe mė shumė gamėn e produkteve qė ofron duke prezantuar produkte unike sigurimi tė tilla si Super Shėndet, Super Kasko dhe Super Servis. Tė kombinuara kryesisht me sigurimin e automjetit, kėto produkte synojnė afrimin e mėtejshėm tė publikut me sigurimet.  
Gjatė qėndrimit nė Kosovė, stafi i SIGAL UNIQA u njoh edhe mė shumė me historinė e Kosovės dhe bukuritė e saj natyrore pėrmes vizitave nė muze dhe disa pika turistike. Njė ndėr vizitat mė tė rėndėsishme ishte nė shtėpinė e komandantit Adem Jashari nė varrezat e familjes sė tė cilit u bėnė homazhe nga stafi i SIGAL UNIQA.