Misioni

Objektivi kryesor i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është krijimi i stabilitetit për të gjitha palët e interesuara: klientët dhe të siguruarit, aksionerët, punonjësit, agjentët, media, administrata 
publike dhe Autoriteti Mbikqyrës, komuniteti lokal dhe shoqëria civile në përgjithësi.

Në parimet e punës së saj, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është e angazhuar për të vepruar në përputhje me parimet e ligjshmërisë, ndershmërisë dhe korrektesës. Misioni i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në thelb të veprimtarisë ka zhvillimin e shërbimeve të sigurimeve dhe atyre financiare si dhe të krijojë siguri dhe besim, duke kërkuar gjithmonë më të mirën në interes të aksionerëve dhe të të siguruarve.

Vlerat me të cilat SIGAL UNIQA Group AUSTRIA identifikohet dhe punon janë dinamizmi, përgjegjshmëria, shërbimi, përkujdesja ndaj klientit dhe rritja e veprimtarisë.

Të gjitha këto e bëjnë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA kompaninë lider në tregun në të cilin operon duke i dhënë “sigurimeve” përmasa dhe kuptime të tjera, ato të “gjeneratës së re”.