22/02/2012

Inaugurohet Teatri SKAMPA: u rindėrtua falė pagesės sė dėmit nga SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA

Data 22 Shkurt 2012 shėnon inaugurimin e njė prej teatrove mė tė rėndėsishėm nė Shqipėri, teatrit Skampa i cili u shkatėrrua plotėsisht 6 muaj mė parė si pasojė e njė zjarri nė njė godinė pranė tij dhe u rindėrtua falė SIGAL UNIQA dhe Bashkisė Elbasan.
Nė ceremoninė e inaugurimit morėn pjesė Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, pėrfaqėsues tė lartė tė pushtetit vendor nė Elbasan dhe artistė. Ceremonia e inaugurimit pėrfshiu gjithashtu njė mbrėmjeje artistike gjatė sė cilės  do tė performojnė artistė tė njohur shqiptarė si dhe trupat artistike tė qytetit tė Elbasanit.

Djegia dhe rindėrtimi
Qė nga viti 2009, SKAMPA dhe shumė objekte tė tjera tė qytetit tė Elbasanit, nėn kujdesin e Bashkisė Elbasan jane siguruar pranė SIGAL UNIQA Group AUSTRIA.

Mė 4 Gusht 2011, Teatri Skampa u pėrfshi nga flakėt si pasojė e tė cilave u dėmtuan plotėsisht skena, platea, lozhat dhe dhomat e artistėve dhe dėmet e llogaritura kapėn vlerėn e qindra mijėra euro. SIGAL pas kėsaj humbjeje financiare vendosi t'i kthejė vlerėn artistike dhe historike qytetit. Rikonstruksioni filloi brenda pak ditėsh pėr tė pėrfunduar nė njė kohė rekord prej 6 muajsh dhe u bė i mundur nga dėmshpėrblimi i vlerės sė dėmit tė paguar nga kompania e sigurimeve SIGAL UNIQA dhe kontributi i Bashkisė Elbasan. Falė kėtij investimi, SKAMPA ėshtė sot teatri mė modern nė Shqipėri, me kushte optimale dhe akustikė edhe mė tė mirė.

Nevoja pėr sigurim
Teatri  SKAMPA ėshtė siguruar tek SIGAL UNIQA ashtu sikurse edhe shumė prona dhe pasuri shtetėrore e private  nė qytetin e Elbasanit, nė Shqipėri e nė rajon.

Kėto shembuj, ashtu sikurse edhe dhjetėra raste tė tjera dėmshpėrblimesh tė bizneseve, pronave dhe automjeteve janė njė tjetėr tregues pėr domosdoshmėrinė e sigurimit tė aseteve pėr arsyen e vetme pasi vetėm njė policė sigurimi mundėson zėvendėsimin e kapitalit financiar qė humbet duke ripėrtėrirė nė kėtė mėnyrė financat e njė biznesi, qyteti apo njė ekonomi tė tėrė. 

Tregu i sigurimeve ėshtė njė nga tre shtyllat e zhvillimit tė vendit dhe ndoshta mė e rėndėsishmja pasi gjeneron likuiditete dhe frymėmarrje financiare. Gjithashtu, sigurimet pėrbėjnė edhe investitorin mė i madh  tė njė vendi dhe ėshtė garantuesi i tė gjithė financimeve pasi kushdo qė ka ndėrmend tė investojė nė Shqipėri nė fillim informohet pėr legjislacionin e mė pas pėr sigurimin e investimit.