31/03/2011

SIGAL  UNIQA Group AUSTRIA shpallet "Kompania mė e sigurtė pėr vitin"

Sondazhi i gazetės Telegraf rendit z. Avni Ponari dhe SIGAL ndėr personalitet e vitit 2010

Për rreth 4 muaj, lexuesit e gazetës Telegraf kanë votuar përmes sms-ve, e-mail-eve, telefonatave dhe letrave për më të pëlqyerin e politikës, sportit, këngës, medias, biznesit etj. Në fushën e bizneseve, SIGAL UNIQA group AUSTRIA është votuar si Kompania më e Sigurt e vitit 2010 dhe z. Avni Ponari si një ndër personalitetet e 2010-ës. Siguria, besueshmëria dhe korrektësia me klientët ka qenë ndër arsyet që ka shtyrë qytetarët të rendisin si më të preferuarën SIGAL UNIQA Group AUSTRIA-n. 
Çmimi iu dha z. Ponari nga z. Ëngjëll Musai, Drejtori i gazetës Telegraf i cili u shpreh se "...ndër të tjera votuesit kanë zgjedhur SIGAL pasi SIGAL i përgjigjët klientëve në mënyrën më të mirë të mundshme duke ju ofruar shërbime e duke  paguar dëmet në kohë."

Në fjalën e tij të falenderimit z. Ponari nënvizoi faktin se tregu i sigurimeve është mbi të gjitha treg besimi dhe marrja e çmimit në fjalë tregon mbi të gjitha besimin që publiku ka tek SIGAL, përgjegjshmëria dhe produktet unike të sigurimit që ofron. "Pëmes punë sonë- u shpreh z. Ponari- gamës të produkteve që ofrojmë dhe rrjetit tonë të gjerë, mundohemi të shpërndajmë dhe përforcojmë gjithnjë e më shumë mesazhin: Sigurohu që të jesh i pavarur".
Pak muaj më parë, SIGAL u vlerësua gjithashtu nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë me çmimin "Kompania lider në Tregun e Sigurimeve".