Pensione pleqërie i parakohshëm

Pensioni i parakohshëm për anëtarin e fondit të pensionit  përfitohet 5 vjet para se ai ose ajo të mbushë moshën për pension të plotë pleqërie, sipas Ligjit për Sigurimet Shoqërore, pavarsisht nga koha që ai ka  derdhur kontribute ne fond.
Si tėrhiqen asetet e Fondit?

Anėtari i Fondit te Pensionit, tė cilit i ka  lindur e drejta pėr tė marrė pension privat, mund tė tėrheqė asetet e Fondit si mė poshtė:
a. Nė mėnyrė tė menjėhershme: ku tėrhiqen tė gjitha shumat qė janė grumbulluar pėr llogari tė tė siguruarit;

b. Nė formė periodike tė pėrmuajshme si pensioni, duke pėrcaktuar masėn e pensionit tė pėrmuajshėm dhe kohėn e pagesės sė tij. Nė kėtė rast shumat qė mbeten  ri-investohen, me qėllim rritjen e tyre;

c. Nė blerjen e njė kontrate sigurimi jete nė formė tė pėrvitėshme nga kompanitė e sigurimit tė jetės. Nė ketė rast, shoqėria administruese i rekomandon anėtarit kompaninė qė do tė sigurohet, duke negociuar me tė.

d. Nė cdo rast shumat e pa tėrhequra pėr shkaqe tė arsyeshme janė pronė e trashėgimtarėve.