Struktura e Kompanisė
Kosovë

U krijua në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizim të aktivitetin sigurues të SIGAL sh.a përmes blerjes së një shpqërie ekzistuese sigurimi. SIGAL Kosova u licencua nga Autoriteti  Qendror Bankar i Kosovës si kompani jo-jetë për sigurime të përgjithshme. 
Që prej vitit 2008 gjithashtu edhe SIGAL Kosova operon nën emrin SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova dhe renditet ndër kompanitë kryesuese të tregut me një zotërim mesatar të tij prej 13% të volumit të përgjithshëm të primeve.

SIGAL UNIQA Kosova ka shtrirë shërbimin e saj i për nga numri i produkteve që ofron ashtu edhe gjeografikisht përmes degëve dhe agjencive të veta në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë.

Që prej Shtatorit 2011 në Kosovë operon edhe SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA Kosova. E licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, SIGAL Life UNIQA Kosova  do të operojë në tregun e sigurimeve të jetës duke sjellë në këtë mënyrë produktet novatore të sigurimit të jetës edhe në Kosovë.