Shqipëria

SIGAL sh.a. u themelua në 22 Shkurt 1999, me vendim të Gjykatës së Tiranës, numër 20863. Me një staf profesionistësh dhe nën drejtimin e menaxherëve më të mire të tregut të sigurimeve kjo kompani u rrit shpejt duke u renditur si kompania më e madhe në tregun e sigurimeve në Shqipëri që nga viti 2002 e në vazhdim.

SIGAL sh.a është e para kompani që tërhoqi kapitalin e huaj në tregun shqiptar të sigurimeve. Në vitin 2003 Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, fond i krijuar nga Departamenti i Shtetit te SH.B.A,  u bë një nga aksionerët e SIGAL duke zotëruar 13.3 % të aksioneve. 
Përmes këtij partneriteti, F.SH.A.N ka mundësuar mbështetje financiare e  menaxheriale  jo vetëm për SIGAL por për të gjithë tregun e sigurimeve në Shqipëri. 

Në muajin Mars 2007 SIGAL sh.a. nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me një prej grupeve më të fuqishëm financiarë  në Europën Qendrore dhe Lindore, UNIQA GROUP AUSTRIA, marrëshje e cila u pasua ne vitin 2009 me blerje të mëtejshme të aksioneve të Kompanisë.  Me një shtrirje në mbi 20 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore ky grup zotëron aktualisht 68.7% të aksioneve të SIGAL. Në këtë mënyrë, mbi 80 % e aksioneve të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA janë kapital i huaj dhe pjesa tjetër i përket aksionerëve vendas.