Sigurimi i Garancive
- Garanci Oferte: është garantimi i palës ofertuese për paraqitjen pranë Autoritetit kontraktor;
- Garanci Kontrate: është produkt i nevojshëm për palët pjesëmarrëse në një kontratë të caktuar, shkelja e së cilës çon në lindjen e detyrimeve të ndryshme;
- Garanci Paradhënie: çdo firmë mund të marrë paradhënie nga Autoriteti Kontraktor për zbatimin e kontratës dhe për çdo shumë që i paguan kontraktuesit, ky autoritet i kërkon një garanci.
- Garanci Doganore: SIGAL UNIQA garanton për integritetin e personit fizik/juridik karshi Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në përputhje me ligjet dhe rregullat që i kërkohen nga D.P.D për dhënie licence/leje ushtrimi veprimtarie për: Magazinë Doganore dhe Agjensi Doganore.
- Garanci Cilësie: SIGAL UNIQA e ofron këtë shërbim për të garantuar se një firmë ndërtimi, shërbimi etj, do të kryejë punimet materiale sipas cilësisë së kontraktuar, sipas konstruksionit, funksioneve etj, të kontraktuara deri në përfundimin e objektit apo projektit. Në çdo rast defekti, SIGAL UNIQA garanton zëvendësimin e materialit apo të punimeve të rezultuara si jashtë standardit të kontratës deri në limitet/shumën e përcaktuar në garanci.
Sa kushton?
Primet vjetore për Sigurimet e Garancive variojnë nga 0.5% deri në 6 % e shumës së siguruar në varësi të riskut që ka klienti.