Sigurimi i parave gjatë transportit
Nëpërmjet kësaj kontrate, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ju mbulon në sigurim nga rreziku i vjedhjes dhe grabitjes së vlerave monetare gjatë transportit të tyre. Ne marrim përsipër t'ju dëmshpërblejmë për humbjen apo dëmtimin e pasurisë si rrjedhojë e vjedhjes apo grabitjes së vlerave monetare gjatë transportit, nën ruajtjen e punonjësve apo shoqërive transportuese.
Çfarë rreziqesh mbulohen?
Ky produkt konsiston në dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga vjedhja apo grabitja e vlerave monetare:
- gjatë transportit
- nën ruajtjen e punonjësve
- nën kujdesin e shoqërive transportuese
Kush mund të sigurohet?
Ky sigurim aplikohet për bankat, shoqëritë e këmbimit valutor si dhe të gjitha shoqëritë e mëdha që transportojnë shuma parash për aktivitetin e tyre.
Sa kushton?
Tarifat për këtë sigurim ndryshon në varësi të shumës së siguruar, mënyrës së transportit dhe masave të marra të sigurisë.