Sigurimi i parave në kasafortë 

SIGAL UNIQA merr përsipër t'ju dëmshpërblejë për humbjen apo dëmtimin e pasurisë, si rrjedhojë e vjedhjes përmes hyrjes dhe daljes forcërisht ose me dhunë nga objekti që ju do të siguroni. 

Çfarë rreziqesh mbulohen? 
Vjedhja dhe  grabitja e vlerave monetare në: 
  • Kasafortë
  • ATM (Automatic Teller Machine) 
  • Sportele

Kush mund të sigurohet?
Ky sigurim aplikohet për bankat, shoqëritë e këmbimit valutor si dhe të gjitha shoqëritë e mëdha që mbajnë gjendje parash në ambientet e tyre.

Sa kushton?
Tarifat për këtë sigurim ndryshojnë në varësi të  mënyrës së mbajtjes së mjeteve monetare (lloji i kasafortës) dhe masave të sigurisë që ndërmerr institucioni.