Sigurimi i Anijeve
Është polica qe mbulon me sigurim te gjithe mjetet e transportit ujor ( anijet e transportit të mallrave, pasagjerëve,anijet e peshkimit, yacht-et (pleasure crafts, motorët ujore (jet), çdo tip motoskafi) me flamur shqiptar apo te huaj.
SIGAL UNIQA është e vetmja kompani e sigurimeve në Shqipëri, përfaqësuese e Klubit P&I “Raets” Londër. SIGAL UNIQA në bashkëpunim me partnerët e saj ndërkombëtarë dhe me mbështetjen e Brokerit të Lloyd’s “Colemont Insurance Broker Limited”, ofron një shërbim të plotë dhe kompleks në sigurimet e marinës.
Disa nga mbulimet kryesore që ofrohen janë:
- Sigurimi i Trupit të Anijes dhe Makinerive (Hull & Machinery) nga rreziqet e detit ose ujrave të tjerë të lundrueshëm, zjarri, shpërthimi, vjedhja me dhunë nga persona të tjerë jashtë anijes, hedhja e ngarkesës në det, pirateria, kontakti me mjetet e tjera lëvizëse në tok ë, dok apo port, tërmeti apo shpërthimi vullkanik, aksidentet gjatë ngarkim-shkarkimit, thyerja e aksit të helikës, neglizhenca e kapitenit, revolta e kapitenit apo oficerëve dhe ekuipazhit, kontakti me helikopterë apo rënie të pjesëve nga objekte fluturuese, përgjegjësinë e përplasjes, avari e përgjithshme etj.
- Sigurimi i Përgjegjësisë P&I ( Protection & Idemnity) nga plagosja, sëmundja apo vdekja e një detari, pasagjeri apo pale të tretë, shpenzimet e riatdhesimit të një detari apo oficeri, dëmshpërblimi për papunësinë si pasoj ë e përplasjes së anijes, shpenzimet për riatdhesimin e refugjatëve, shpëtimin e jetës, humbjen apo dëmtimin e pasurisë, ndotjen, përgjegjësinë e mbytjes, përgjegjësisë për dëmtimin e mallit, shpenzimet e shpëtimit, avarisë së përgjithshme, konfiskimin e anijes, dëme të shëndetit apo pronës të shkaktuara palëve të treta, proceset gjyqësore etj.