Sigurimi i përgjegjësisë profesionale
Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.
Ky është një produkt i hartuar veçanërisht për profesione si:
- Ekonomistet dhe përfaqësuesit e auditit
- Arkitektet dhe inxhinieret
- Organizuesit e ankandeve, shoqëritë imobiliare, inspektorët dhe vlerësuesit
- Doktorët, dentistët, ndihmës mjekët, okulistët
- Spitalet dhe shtëpitë e të moshuarve
- Agjentët e sigurimit dhe këshilltarët e investimeve
- Farmacistët
- Avokatët
- Noterët
Profesionet e reja ne te cilat përfshihen: konsulentët e publicitetit, bizneset e teknologjisë së informacionit, media dhe bizneset e telekomunikacionit, terapisë aromatike, refleksikologjistët, konsulentë fitnesi, trajnues privat e të tjerë të këtij lloji.
Sa kushton?
Tarifat për këtë sigurim varen nga një numër faktorësh duke përfshirë kufirin e dëmshperblimit që do të sigurohet, masa dhe qëllimi i biznesit ose praktika dhe shkalla e rrezikut që lidhet me aktivitetet e tij. Tarifa mesatare e këtij sigurimi është 2% e të ardhurave totale të biznesit që ushtron klienti.