Sigurimi i përgjegjësisë së produktit

Ky produkt është i domosdoshëm për të gjithë biznesmenët, prodhuesit, shitësit me shumicë dhe pakicë të një malli të caktuar. 
Përmes këtij  produkti, SIGAL UNIQA ofron mbulimin me sigurim të biznesit për përgjegjësinë e produkteve që prodhohen apo tregohen. Duke u siguruar ndaj përgjegjësisë së produktit, biznesmenët, shitësit, administratorët përjashtohen nga përgjegjësitë financiare për produktin e hedhur në treg. 

Ky sigurim mbulon veprimtarinë e prodhuesve, duke dëmshpërblyer konsumatorët e këtij produkti, në rast se ata dëmtohen gjatë konsumimit të produktit. Dëmet që mbulohen mund të jenë fizike, aksidentale sikurse edhe dëmtime të pronës materiale të cilat ndodhin gjatë periudhës së sigurimit dhe të shkaktuara nga produktet e shitura, siguruara, shpërndara, instaluara, të nxjerra, të riparuara, të alternuara, të trajtuara ose të testuara nga i siguruari. 

Sa kushton? 
Tarifat variojnë sipas kufijve të mbulimit të përgjegjësisë dhe xhiron vjetore te të Siguruarit.