Sigurimet e pronės private

Duke siguruar apartamentin ose pronën tuaj private, ju kurseni për mirëmbajtjen e saj pasi SIGAL UNIQA  ju dëmshpërblen  menjëherë në rast dëmtimi, humbje ose shkatërrimi aksidental si pasojë e zjarrit,  shpërthimit të pajisjeve të gazit, tërmetit, përmbytjes apo rrjedhjes së  tubacioneve. 

SIGAL UNIQA ofron këtë sigurim për: pasurinë e paluajtshme, e cila përfshin (banesat, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik,lëndë e parë, mallrat etj). SIGAL UNIQA  ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e: zjarrit, rrufesë, shpërthimit, përplasjes ose rënies së një avioni, pjesëve ose ngarkesës së tij, përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, prishjeve ose lëvizjeve në lidhje me çdonjërën prej ngjarjeve të mësipërme, tërmetit, përmbytjes, stuhisë, thyerjes së xhamave, akteve terroriste, grevave, trazirave civile etj.
    
Sa kushton?
Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,05% deri në 1,5% e shumës së siguruar, në varësi të objektit si dhe llojeve të rreziqeve që do të sigurohen.