Vlerësime ndërkombëtare

FINANCE CENTRAL EUROPE ( F.C.E)
SIGAL UNIQA Group Austria është jo vetëm Kompania më e Madhe e Sigurimeve në Shqipëri e cila zotëron përqindjen më të lartë në tregun shqiptar të sigurimeve por edhe Shoqëria më e Mirë e Sigurimeve në Shqipëri. Që prej vitit 2002 Finance Central Europe   e cila studion zhvillimet në tregjet e  Europës Qëndrore dhe Lindore, vlerëson në vijimësi SIGAL UNIQA Group Austria si Shoqërinë më të Mirë të Sigurimeve në Shqipëri për të gjtihë treguesit: Efektshmërinë e Investimit Volumin e Primeve, Fitimin Bruto, Kthimin mbi Aktivet, Forcën e Aktiveve dhe Forcën e Kapitalit. 





BUSINESS INITIATIVE DIRECTIONS  (B.I.D)
B.I.D ka vlerësuar SIGAL UNIQA me çmimin ‘International Gold Star for Quality’.
Çmimi iu akordua SIGAL UNIQA pas një analize të hollësishme që B.I.D i bëri tregut shqiptar të sigurimeve dhe performancës së secilës prej kompanive që operojnë në këtë treg. SIGAL UNIQA u vlerësua, ndër të tjera, për shërbimin cilësor ndaj klientit, lidershipin, risinë dhe prestigjin. Çmimi iu dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm të SIGAL UNIQA, z. Avni Ponari në Konventën për Cilësinë në Gjenevë nga Presidenti i B.I.D z. Jose E. Prieto. Çmimi i dhënë përfaqëson respektin për komunitetin në të cilin operon SIGAL UNIQA, dëgjimin e kërkesave dhe opinionit të klientëve, zhvillimin e qëndrueshëm të kompanisë dhe tarifa konkurruese.







SOUTH EAST EUROPEAN  NEWS (SEE NEWS)
Sikurse edhe vitin e kaluar SIGAL UNIQA renditet sërish ndër kompanitë më të mira të sigurimit në rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore.  SEE Neës analizon performancën e bizneseve, ndër tëcilat banka dhe kompani sigurimi, në këtë rajon dhe mbi këtë bazë publikon listën e kompanive me treguesit më të mirë.   Kompanite me peforrmancën më të mirë janë ato sllovene, të kryesuar nga Zavarovalnica Triglav.  SIGAL UNIQA është kompania e vetme e sigurimeve në Shqipëri e cila u përfshi në listën e kompanive me performancën më të mirë .