Në jetë duam tu japim prioritet gjërave më të rëndësishme: familjes, shëndetit dhe shtëpisë.
Shtëpia apo apartamenti është investimi ynë më i madh. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen, qoftë nga zjarret, përmbytjet, tërmetet, gabimet njerëzore të fqinjëve etj.
Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar ne e kthejmë pronën tuaj në gjendjen e mëparshme pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.
Siguroni biznesin në rast:
- Zjarri, përmbytje, tërmeti, thyerja e xhamave
- Dëmtim/ humbje e mallit
- Dëmtim i inventarit fizik
Shpesh ne marrim përsipër shumë përgjegjësi. Qoftë në biznes por qoftë edhe në jetën e përditshme me detyrat që kryejmë. Dhe pa dyshim dëmet që i shkaktojmë vetes apo palëve të treta janë aq të mëdha sa ndonjëherë bëhen të përballueshme.
Kjo ka bërë që SIGAL UNIQA të krijojë një mundësi mbrojtjeje përmes policës së sigurimit “Sigurimi i Përgjegjësisë”, që në rast pakujdesie, për shkak të ushtrimit të funksionit apo ngjarje të tjera aksidentale të mbrojmë veten dhe palët e treta.
Sigurimi i Përgjegjësisë luan një rol të rëndesishëm në ekonomi dhe shoqëri. Ai mbron individin apo kompanitë nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje të paguajnë dhe siguron një mekanizëm, nëpërmjet të cilit individët/Palët e treta përfitojnë kompensimin për dëmet e shkaktuara, me zëvendësimin e të ardhurave të tyre dhe duke bërë të mundur jetesën e një jete normale, ose duke i dhënë fonde për të rikthyer pronat me vlerën që janë dëmtuar.
Përmes këtij produkti, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ju mbron ndaj përgjegjësive ligjore për dëmet, kostot dhe shpenzimet në përputhje të pretendimeve karshi palëve të treta.
Çdokush nga ne do të donte një mjet lundrues I vogël apo i madh.
Po mos harroni rrugët detare kanë rreziqe të mëdha, njëjtë si rrugët tokëse dhe dëmet mund të jenë katastrofike.
Mos lundroni pa patur të siguruar mjetin tuaj lundrues sado I vogël qoftë ai pasi dëmi mund të jetë shumë i madh.
Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.
© Copyright SIGAL UNIQA
Kompania më e madhe & më e besuar e SIGURIMEVE.